Transmetuar më 06-04-2013, 13:26

Prishtinë 6 Prill 2013 NOA.al/Tinka Kurti – Presidenti, Kryeministri dhe zëvendëskryeministri serb të cilët ishin takuar mbrëmë për t’u konsultuar lidhur me bisedimet Kosovë- Serbi, do të takohen edhe gjatë fundjavës, për të vendosur se çfarë do t’i përgjigjen Brukselit të martën, kur është afati i fundit që ka caktuar baronesha Catherine Ashton.

Mediat në Beograd kanë njoftuar se takimet mes Presidentit Tomisllav Nikolliç, Kryeministrit Ivica Daçiç dhe zëvendëskryeministrit Aleksandar Vuçiç do të zhvillohen edhe gjatë së dielës.

Një takim i gjatë mes kësaj treshe, ishte zhvilluar gjatë së premtes pasdite por deri më tani nuk është deklaruar se çfarë është biseduar gjatë takimit, raporton gazetarja e noa.al në Prishtinë.

Baronesha Catherine Ashton u kishte kërkuar autoriteteve të Beogradit që të deklarohen deri të martën nëse e pranojnë marrëveshjen ose jo pasi të martën e kaluar kishte dshtuar të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën kishte refuzuar ta pranonte pala serbe.t.k/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit