Transmetuar më 06-04-2013, 19:18

Tiranë, 6 prill 2013, NOA.al – Speciale A.ymeraj, O.Kadaifçiu, E.Tirana – Ka shkuar në 5 numri i viktimave të ditës së sotme, ku pas vrasjes së 26 vjeçares në një lokal në kryeqytet, ekzekutimit të nënës nga djali në Shijak dhe humbjes së jetës së një gruaje në mënyrë aksidentale në Bulqizë duke nxjerrë krom, janë shënuar dy viktima të tjera në Devoll.

LEXONI KËTU DETAJET: Policia flet për vrasjen 26-vjeçares në lokal

SHIKONI VIDEON: Vritet balerina Sonila Tafa në një pub në Tiranë

Burime zyrtare nga policia i thanë noa.al se një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në fshatin Braçanj të Devollit në Korçë ku një automjet tip zetor ka përfunduar në lumë.

Si pasojë e rrëzimit të mjetit kanë gjetur vdekjen dy gra të cilat ndodheshin në rimorkion e mjetit, duke përfunduar në lumë. Mësohet se banorë të zonës janë hedhur në ujërat e lumit për të nxjerrë dy gratë, por fatkeqësisht pa mundur ti shpëtojnë nga vdekja.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se viktimat janë Mirela Zyfi 29 vjeç dhe Lena Zyfi 35 vjeç, të afërme me njëra tjetrën, të cilat ishin nisur për në një varrim bashkë me afro 20 vetë të tjerë. Por nga rrëzimi i mjetit me rimoko vetëm dy gratë humbën jetën në ujërat e lumit ndërsa personat e tjerë kanë shpëtuar pa lëndime.

Nga ana e policisë është shoqëruar në komisariatin e Devollit drejtuesi i mjetit Gëzim Zyfi, i cili shpëtoi pa lëndime nga rrëzimi i zetorit. a.y/noa.al

GJITHASHTU: Vritet një vajzë në një lokal nate në Tiranë

Vdes duke nxjerrë krom nëna e tre fëmijëve

Krim në familje, djali masakron nënën me sende të forta  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit