Transmetuar më 06-04-2013, 12:56

Pasi flet për Anaidin, Joana fillon të tregojë për gjendjen në të cilën ajo ndodhet, duke thënë se qëndrimi në shtëpi po i bëhet pothuajse i padurueshëm. “Pak Anaidi, pak mungesa e cigareve, më mirë të dal se po çmendem”, shprehet Joana. Ajo ndien që çdo ditë e më shumë po i soset durimi dhe se qëndrimi në shtëpi bëhet gjithmonë e më i papërballueshëm. Ndërsa Vigani, pasi e dëgjon, e këshillon duke i thënë se për të gjithë është po kaq e vështirë, por ata duhet të mendojnë për arsyen për të cilën kanë hyrë në Big Brother. Ai mendon se patjetër duhet të kesh një njeri të afërt brenda shtëpisë, sepse në të kundërt është shumë e vështirë për ta përballuar. Pasi e dëgjon, Joana mendon që të fillojë të mbajë distancë me Anaidin, pasi gjithçka ka për të qenë më e lehtë për të. “Distanca është me e frytshme në këto situata”, e këshillon Vigani. Joana rifillon të flasë sërish për Anaidin, duke thënë se ai mendon që ka karakter më të fortë se ajo dhe i dikton mënyrën se si duhet të sillet. Por Joana e konsideron veten banore më të fortë se ai e thotë se Anaidi është askush për t’i diktuar asaj se çfarë duhet të bëjë. “Ai mendon se del mirë në publik kur më kundërvihet mua, por nuk është aspak ashtu”, shprehet Joana. Vigani e dëgjon për disa minuta e më vonë, vendos të largohet, duke i kërkuar Joanës që ta mendojë mirë këshillën e tij për sa i përket distancës me Anaidin, pasi kjo gjë mund ta ndihmojë e ta bëjë të ndihet më mirë.

Ndërkohë, në dhomën e gjumit është duke biseduar Iliri, Elona dhe Olta, të cilët flasin për ngjarjet në shtëpi dhe për lojërat e shakatë pa kripë të Xhimit kundrejt banorëve. “Ka bërë të gjitha karagjozllëqet”, shprehet Iliri për Xhimin, mendimin e të cilit e përkrahin edhe të dyja vajzat. “Unë me ca shakatë e tij, jam bërë gati edhe të dal nga shtëpia”, shprehet Elona, duke thënë se lojërat e tij shpesh herë kanë qenë të ekzagjeruara.

Big Brother Albania 6, eshte nje prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit