Transmetuar më 06-04-2013, 09:59

Indi, 6 prill, 2013, NOA – Më shumë se 73 persona, pjesa më e madhe punëtorë, kanë humbur jetën pas shembjes së një ndërtese në periferi të Bombeit në Indi.

Pallati shtatë katësh u shemb duke shkaktuar panik si pasojë e hekurave dhe blloqeve të betonit. Për shkak të blloqeve të betonit, autoritet thanë se forcat e shpëtimit e kanë pasur të vështirë që të nxjerrin trupat e të mbijetuarve.

Mes viktimave janë zbuluar dhe një numër i konsiderueshëm viktimash. Sipas policisë, të vdekur janë dhe 23 fëmijë.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit