Transmetuar më 06-04-2013, 09:47

Tiranë, 6 prill 2013, NOA – Një vajzë e re ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal nate në dalje të Tiranës. Viktima, është vajza 26-vjeçare, Sonila Tafa, e cila është qëlluar me armë zjarri rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës, në një prej klubeve të natës ("Dream City") në periferi të kryeqytetit, në Kashar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Sipas dëshmive të para, ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy të rinjve. Njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar, duke goditur në mënyrë aksidentale vajzën 26-vjeçare. Sonila Tafaj ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Ushtarak, pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Hetimet policore

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e një vajze të re, gjatë orëve të para të mëngjesit në "Dream City", një lokal nate në Tiranë. Policia ka konfirmuar se viktima është 26-vjeçarja Sonila Riza Tafa, banuese në Tiranë.

Tafa është qëlluar me pistoletë sot rreth orës 03.00 në një lokal nate në zonën e Kasharit në kryeqytet.

Sipas policisë, “dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti midis të rinjsh në të këtë lokal nate, ku viktima është qëlluar dhe si pasojë më pas ka gjetur vdekjen në spitalin Ushtarak në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme”.

Në vendngjarje kanë shërbimet e policisë duke formuar grupin e posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit dhe ekspert kriminalist, me synim zbardhjen e rrethanave dhe motiveve.

Për zbardhjen e ngjarjes, janë marrë në pyetje disa dëshmitarë okularë në vendngjarje. a.k/noa.al

SHIKONI VIDEON: Vritet balerina Sonila Tafa në një pub në Tiranë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit