Transmetuar më 06-04-2013, 08:48

Romë, 6 prill 2013, NOA – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon do të zhvillojë një takim ditën e martë në Vatikan me Papa Françeskun I. “Ky është takimi i parë i Ban Ki-Moon me Papën që do të zhvillojnë bisedime për bashkëpunimin mes OKB-së dhe Selisë së Shenjtë",thuhet nw njw njoftim zyrtar tw OKB.

Ban Ki-Moon aktualisht ndodhet në Spanjë dhe do të shkojë më pas në Hagë. Ai do të vazhdojë këtë tur evropian me një vizitë në Romë, ku do të takojë gjithashtu presidentin italian, kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit