

Të vraposh apo të ecësh? Të dyja aktivitetet ulin rreziqet për tensionin e lartë, kolesterolin dhe diabetin, si dhe rreziqet kardiovaskolare. Sa më shumë që të ecni apo të vraponi gjatë javës, aq më shumë përfiton shëndeti juaj. Studimi është i shkencëtarit Paul Williams.
Ky është studimi i parë që vendos përballë njëri – tjetrit efektet e këtyre dy aktiviteteve të cilët janë të ndryshëm përsa i takon ritmit. E përbashkëta mes vrapit dhe ecjes është se përfshijnë të njëjtët muskuj dhe të njëjtat pjesë të trupit.
Eskpertët kanë krahasuar dy grupe rezultatet e të cilëve kanë qenë thuajse të ngjashme. Me pak fjalë ritmi një ushtrimi ka pak rëndësi. Distanca është ajo që vlen. Sa më shumë kilometra me vrap apo ecje, aq më mirë është për shëndetin.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





