Transmetuar më 05-04-2013, 21:12

Strugë, 5 prill/NOA/Naser Pajaziti – Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski është shpallur “persona non grata” në Strugë nga ana e aktivistëve të lëvizjes qytetare “Zëri”.

Aktivistë të kësaj lëvizje deklaruan për noa.al se janë të indinjuar nga deklaratat etnonacionaliste dhe diskriminuese të Gruevskit kundër shqiptarëve të Strugës.

Ata përmes një parulle të shpalosur në sheshin qendror të Strugës kanë shkruar “Gruevski persona non grata”.

“Është e papranueshme që një kryeministër i cili pretendohet të jetë i gjithëve haptas diskriminon etninë shqiptare në llogari të nacionalitetit të vet. Fakti që me para të buxhetit i cili mbushet edhe nga shqiptarët favorizon kandidatin maqedon është tregues më i qartë i këtij shovinizmi. Struga gjendet ne rrethim policor ne te gjitha vendbanimet shqiptare,g je qe shpreh revolte dhe frike ndaj qytetareve shqiptare ne prag të zgjedhjeve vendore”, thuhet në reagimin e Lëvizjes “Zëri”me seli në Strugë./n.p/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit