Transmetuar më 05-04-2013, 20:00

Shkup, 5 prill 2013, NOA.al/Naser Pajaziti- Në pjesën veri-perëndimore të Maqedonisë sot ka pasur reshje intensive të shiut, të ashtuquajtur si shiu afrikan, i përzier me rërë dhe baltë.

Kjo është kumtuar edhe nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në Shkup. Nga kjo drejtori theksojnë se shiu i tillë i ndotur është i zakonshëm dhe paraqitet në periudhat e rrymimeve të erërave nga jugu.

Qytetarët siç raporton gazetari i noa.al në Maqedoni, janë shprehur të habitur dhe shqetësuar nga këto reshje, që sipas tyre kanë vërejtur rroba të përlyera dhe ndotura me mbetje të baltës.

 Duke iu referuar klimatologëve ballkanikë, ky fenomen ka të bëjë me rërën dhe pluhurin e Saharës, të cilin era e ka sjellë edhe në viset e Ballkanit, ndaj dhe është vërejtur në disa rajone të Ballkanit.n.p/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit