






Këta janë shatërvanët më të bukur në Europë
Shatërvani "Swarovsky" në Austri
Një gjigant i butë dhe i gjelbër me pamje njerëzore, ku dallohen sytë prej kristali dhe shatërvani që del nga goja. Ky shatërvan është i vendosur në një kodër në qytetin e Wattens në Austri. Shatërvani "Swarovsky" mund të quhet me plot gojë një vepër artistike surelaiste, krijuar nga Andre Heller në vitin 1995, për të festuar përvjetorin e 100 të Swarovskit.
Charybdis në Angli
Emri i këtij shatërvani buron nga mitologjia greke, e lidhur me emrin e nimfës së ujit Charybdis , ndëshkuar nga Zeusi dhe që u shndërrua në një vorbull që përpiu anijet. Shatërvani është përfunduar në vitin 2000 nga William Pye, i cili e ka ndërtuar atë në formë vorbulle ky bie në sy uji i derdhur brenda një cilindër akrilik.
Stranvinsky në Paris
Shatërvan modern në Paris, ndërtuar në vitin 1983 si pjesë e projektit “Citywide”. Përmban skulptura me ngjyra dhe lëvizje të veçanta të ujit. Dy artistë kanë kontribuar në kompozimin e skulpturave, Jean Tinguely dhe Niki de Saint-Phalle.
Tivoli Vila d’este në Itali
Kjo është një vilë me kopshte të shekullit të XVI, nga ku rrjedhin disa shatërvane uji. Në të ka edhe skulptura të gdhendura me detaje. Padyshim qe ky shatërvan mbetet një shembull i mirë i arkitekturës së bukur italiane të rilindjes.
The grand Cascade, Rusi
Është pjesë e kopshtit të madh “Peterhof Palace”, krijuar për Pjetrin e Madh në vitin 1720. Përmban rreth 64 shatërvane dhe më shumë se 200 skulptura.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





