Transmetuar më 05-04-2013, 17:30

Një histori e jashtëzakonshme e një njeriu i cili nga grua është kthyer në burrë. Yvonne Buschbaum në vitin 2000 ishte pjesëmarrëse në lojërat olimpike në Sidney, për hedhjet në lartësi me shkop, por pak kohë më pas u zbulua ndryshimi radikal.

Yvonne me atë trup siç raporton noa.al, duket se nuk ndihej rehat pasi donte tjetër jetë.

Kështu në vitin 2007 siç raporton noa.al, vendosi të ndryshojë gjininë për tu bërë mashkull.

 “Tani do nisë vërtetë ekzistenca ime, edhe pse mu desh të prisja shumë për të marrë atë që doja”, shprehet Yvonne Buschbaum.

Prej së premtes Balian, emri i saj i ri, do të marrë pjesë në programin televiziv “Let’s Dance”, i transmetuar nga televizioni gjerman RTL.

“Jam shumë i kënaqur, kam ambicie të madhe dhe dua ta fitoj garën me jurinë. Nuk jam ndier asnjëherë kaq rehat sa tani. Dëshirat e mia i kuptova në adoleshencë. Fitoja shumë më sportin, por nuk isha i lumtur, ndryshova rrugë dhe tani jam plotësisht i lumtur”, shprehet Balian.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit