

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton e cila është afro 5 muaj shtatzënë është ndalur në Ayrshire të Skocisë, për të vizituar një objekt arkitekturor të shekullit të 18, nga ku nuk ka ndalur komentet, e përballur me një surprizë të papëlqyer.
Mes qindra të pranishmëve për të parë çiftin mbretëror, ishte edhe një vajzë e vogël e cila mbante në dorë një kukull plastike me pamje si të Kate.
Duke mos i pëlqyer pamja e kukullës së ngjashme, Kate i tha vogëlushes, “Oh jo, vërtetë ngjan si mua?”
Më tej siç raporton noa.al pretendentja për mbretëreshë ka shtuar, “Oh jo, vërtetë kjo jam unë? Kështu duken flokët e mi?”
Kate u përball me kukullën e ngjashme gjatë vizitës në Dumfries House në Ayrshire të Skocisë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





