Transmetuar më 05-04-2013, 13:57

Shkup, 5 prill 2013, NOA.al/Naser Pajaziti- Maqedonia është në rrugën e futjes së saj në skenaret qipriote të krizës financiare. Shqetësimi vjen nga partia VMRO- Partia Popullore e ish-kryeministrit Lubço Georgievski. Kjo parti ka kritikuar vendimin e Qeverisë për tërheqjen e linjës së re kreditore nga Banka Evropiane e Investimeve.

Kredia ka një vlerë prej 140 milionë euro, dhe se këto para do të përdoren për mbulimin e vrimave të buxhetit shtetëror, gjegjësisht për pagesën e rrogave dhe pensioneve të qytetarëve.

“Ne nuk jemi të habitur me veprimet e kësaj qeverie dhe papërgjegjësinë e saj totale në planin makroekonomik financiar për vendin, për shkak është i njohur veprimi i këtillë i funksionimit”, thekson VMRO-Popullore, raporton gazetari i noa.al në Shkup.

Sipas saj, me këtë hua të re, Qeveria është futur në borxh ndaj bankave vendore me një vlerë prej 1 miliardë e 100 milion euro.

“Në bazë të analizave tona, nëse Qeveria vazhdon me këtë trend të rritjes së huamarrjes, do të jetë më se e qartë se Maqedonia deri në fund të vitit do të përballet me krizën financiare të modelit qipriot”, thekson VMRO-Popullore.n.p/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit