Transmetuar më 05-04-2013, 13:30

Tifozët e skuadrës uruguaiane të Nacional, kanë veshur tribunën e stadiumit në Montevideo me një banderolë gjigante e cilësuar si më e madhja në botë, në kuadër të ndeshjes për Copa Libertadores, kundër meksikanëve të Toluca.

Me gjatësi 600 metra dhe e lartë 50 metra, siç raporton noa.al, kjo banderolë ka një sipërfaqe prej 30 mijë metër katrorë dhe mban ngjyrat, blu, të bardhë dhe të kuqe, (ngjyrat e Nacional), duke mbuluar tre tribuna të stadiumit.

 Kostoja e saj ka qenë plot 70 mijë dollarë dhe është financuar nga 5 mijë mbështetës, emrat e të cilëve janë shkruar në të.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit