Transmetuar më 05-04-2013, 12:15

Një ekip arkeologësh italianë kanë zbuluar Portën e Ferrit. Arkeologët italianë deklarojnë se kanë gjetur “një portë të vërtetë që të çon në Ferr, në jugperëndim të Turqisë. I njohur si ura e Plutonit, shpella është celebruar si porta hyrëse në mbretërinë e Ferrit, sipas mitologjisë greke e romake. Burime historike kanë vendosur tempullin e Hierapolis, qytet antik në zonën e Frigia, tashmë e quajtur Pamukale. Ai është një tempull dyert e të cilit nxjerrin tym dhe arkeologët e kanë mbyllur pasi gazi që del prej andej, është vdekjeprurës për njerëzit.

Gjeografi grek Strabone thotë në shënimet e tij, se “ kjo hapësirë është e mbushur me avuj kaq të mjegullt dhe të dendur sa mezi duket toka. Çdo kafshë që kalon përmes saj ngodh menjëherë”. Ky zbulim, që u bë publik këtë muaj në një konferencë arkeologjike në Stamboll, Turqi është kryer nga një ekip arkeologësh italianë , drejtuar nga Francesco D’Andria, docent i Universitetit të Salernos. “Zbulimet tona përputhen me rrëfimet antike për Portën e Ferrit. Kemi zbuluar edhe disa zogj, të cilët kanë ngordhur për shkak të gazrave”, sqaroi D’Andria, i cili nuk preferoi të japë shumë detaje nga zbulimi.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit