Transmetuar më 05-04-2013, 10:38

Shtetet e Bashkuara presin që ditët e ardhshme Koreja e Veriut të hedhë një nga raketat e veta.

Zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes thanë se, janë përgatitur për lëshimin e një rakete nga Koreja e Veriut dhe se e kanë marrë seriozisht kërcënimin e Fenianit, shkruan Zëri i Amerikës.

Koreja e Veriut deklaroi dje se, ushtria ka dhënë miratimin përfundimtar për një sulm bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara, një kërcënim për të cilin shumica e analistëve mendojnë se Feniani nuk është në gjendje ta realizojë.

Korea e Veriut ka zhvendosur 2 raketa në bregun e saj lindor dhe ministri i Mbrojtjes Kim Kwan – Jin tha se, raketa duket se ka “rreze të konsiderueshme”, por nuk ka të ngjarë të mbërrijë në teritorin e Shteteve të Bashkuara.o.k/noa.al

Korea e Veriut bën gati 2 raketa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit