Transmetuar më 05-04-2013, 08:12

Letrën e pendimit, që pasaniku i vdekur rus, Boris Berezovsky, i kishte adresuar presidentit rus, Vladimir Putin, këtij të fundit ia dorëzoi personalisht Roman Abramovich, pronar i klubit të famshëm futbollistik Chelsea.

Tentimi i pasuksesshëm i Kremlinit për të ruajtur këtë fshehtësi, duket se dështoi. Tani po del se Berezovsky ish-partnerit të tij, Abramovich, i kishte dhënë dy letra, shkruan gazeta Express. Njëra ishte për të, e tjetra për presidentin Putin, të cilën Berezovsky i kishte kërkuar Abramovich që ta dorëzonte personalisht, pohon gazeta ruse ‘Vedomosti’.

Të njëjtin informacion e botoi edhe versioni rus i revistës ‘Forbes’, i cili i referohet një burimi të afërt me Abramovich, edhe pse kjo revistë i hodhi poshtë pretendimet se, gjatë takimit, Berezovsky kishte kërkuar një miliardë ruble borxh nga Abramovich. Lajmin se Abramovich ishte njeriu që letrën e Berezovsky ia solli në zyrë presidentit Putin, e konfirmoi të mërkurën edhe televizioni Dozd, ndonëse zëdhënësi i pronarit të Chelsea’t nuk deshi ta komentojë atë.

Pohimin për ekzistimin një “letre të pendimit” për herë të parë e tha më 23 mars Dmitrij Peskov, sekretar për shtyp i presidentit Putin, menjëherë pasi u bë e ditur se Berezovsky u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Ascot, afër Londrës. Ndërkohë, vdekja e pazakontë e Boris Berezovsky vazhdon të mbetet enigmë. Zyrtarisht është njoftuar se, vdekja e tij erdhi si pasojë e varjes, por pa u përmendur askund fjala vetëvrasje.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit