
Të dhënat po ngarkohen...

Francë- Popullariteti i presidentit francez Francois Hollande, ka prekur fundin. Sipas TNS Sofres, kreu i shtetit francez, aktualisht po bën llogaritë me një krizë të madhe, jo vetëm ekonomike por edhe politike.
Pas skandalit me ish ministrin e tij të Bilancit Jerome Cahuzac sipas treguesit të muajit mars, popullariteti është vetëm 27 përqind, tre pikë më pak se se në muajin shkurt. Ky është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë që nga viti 1981 për një president republike, i cili ndodhet vetëm në muajin e 11-të të mandatit të tij.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
