Transmetuar më 04-04-2013, 22:33

E groposur për 11 ditë nën dëborë, delja e Stuart Mactier ka mbijetuar. Ngjarja ka ndodhur në Skoci. Vendi është goditur nga një stuhi dëbore dhe agrikultori kishte humbur çdo shpresë për të gjetur një pjesë të kopesë së deleve të tij.

 Po kur nisi të gërmojë, vuri re syrtë e lodhur por akoma të hapur që e shikonin nën një shtrojë dëbore dhe delesh të ngordhura.

“Është e mahnitshme se si ajo ka mundur të shpëtojë nën dëborë dhe mes atyre deleve të ngordhura”, ka treguar Mactie.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit