


Kjo është një nga ato raste të çuditshme në jetë, të cilat edhe kur ndodhin, nuk besohet aspak se kanë qenë të vërteta.
Fjala është për një ngjarje të pazakontë, të ndodhur në qytetin Bulouayo, në Zimbabve, me protagoniste një prostitutë, e cila u besua se vdiq kur u rrëzua prej krevatit, ndërsa gjendej me një klient.
Siç tregohet më tej, ajo është transportuar menjëherë prej tij tek forcat e policisë, të cilat kanë konfirmuar edhe vdekjen e saj.
Por më e çuditshmja ka ndodhur teksa, e vendosur në arkivol dhe gati për t’i bërë procesionin e ceremonisë mortore, gruaja ka ulëritur nga brenda tij.
“Po më vrisni, po më vrisni …”, ka qenë thirrja e beftë e saj, e cila i ka shtangur të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni.
Të cilët kanë mbetur edhe më shumë të befasuar, teksa pas hapjes së menjëhershme të arkivolit, janë ballafaquar me gruan e mbijetuar, që mezi merrte frymë …
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





