Transmetuar më 04-04-2013, 19:54

Prishtinë 4 Prill 2013 NOA.al/Tinka Kurti – Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar mocioni e Lëvizjes Vetëvendosja për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi.

Vetëm 34 deputetë e kanë përkrahur këtë mocion, 51 kanë qenë kundër, kurse 3 deputetë abstenuan. Debati është karakterizuar me polemika e akuza të ndërsjella, kur deputetët e Vetëvendosjes si edhe disa deputetë të LDK-së dhe AAK-së, e akuzuan ministrin Rexhepi për përfshirje në afera e korrupsion

Interpelanca e Ministrit, Bajram Rexhepi, sipas kërkesë së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja, ishte thirrur në lidhje me dyshimet për keqpërdorimet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfshirë Kontratën e pasaportave biometrike me kompaninë austriake OESD. “Kjo është Qeveria më e korruptuar e pasluftës, e në këtë qeveri MPB-ja është Ministria më e korruptuar. Kur ka kaq shumë korrupsion në një institucion që duhet ta luftojë korrupsionin, edhe vetë fjala korrupsion bëhet e pa mjaftueshme”, deklaroi deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi .

Mocioni ishte thirrur në lidhje aferën e quajtur ‘skandali i pasaportave’, prej tenderit të së cilës ishin zhdukur 1.4 milionë euro. Për këtë çështje ekziston procedurë e hapur gjyqësore./t.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit