Transmetuar më 04-04-2013, 19:47

Tiranë, NOA.al – Një tjetër rast pedofilie denoncohet në polici. NOA.al mësoi se, 59 vjeçari, Xhavit Biduli është vënë sot pasdite në pranga nga policët e Komisariatit 6 pasi ishte denoncuar për kryerje të veprime të turpshme me një 9 vjeçare.

Denoncimi ishte bërë nga prindërit e vajzës, me inicialet R.B, në fshatin Pineq të Ndroqit, pak kilometra nga kryeqyteti. Referuar burime policore NOA.al raporton se, “Biduli ka kryer vepra të turpshme me vajzën që nga vera e kaluar dhe e ka kërcënuar të miturën se do ta vriste atë dhe familjen nëse tregonte.”

“59 vjeçari e prekte në vende intime, në zona ku s’kishte kalimtarë. Priste që ajo të mbaronte shkollën dhe e ngacmonte,” thonë të njëjtat burime. Policia tha se “familjarët e denoncuan dje dhe sot u bë ndalimi.”

I dyshuari mohon akuzat, por policia është e bindur se ai ka kryer vepra të turpshme, pasi ai është i skeduar si person me prirje pedofilie. o.k/noa.al

Alarm pedofilie në Tiranë, një tjetër plak sulmon të miturin për seks

Rrëfimi i 10-vjeçarit të rrëmbyer nga pedofili Ardian Përrenjasi

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit