

Tiranë, NOA.al – Qeveria Berisha është sërish e plotësuar. Ministrat e rinj të kabinetit bënë sot pasdite betimin në Presidencë, para Kushtetutës së Republikës. Myqerem Tafaj, aktualisht ministër i Arsimit është betuar edhe si zv.kryeministër, Aldo Bumçi si ministër i Jashtëm, Halim Kosova ka bërë betimin si ministër i Shëndetësisë, Florion Mima, si ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës dhe Visar Zhiti si ministër i Kulturës.
Sot paradite Kuvendi i Shqipërisë miratoi dekretet e presidentit Bujari Nishani për emrat e rinj pas largimit nga qeveria të Lëvizjes Socialiste për Integrim.o.k/noa.al
PD konfirmohet e fortë edhe pa LSI, merr votat për ndryshimet në Qeveri
Shkarkohen ministrat e LSI, Presidenti dekreton emrat e rinj të Qeverisë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





