Transmetuar më 04-04-2013, 16:45

Rusia theksoi sot se, mosrespektimi nga ana e Koresë së Veriut i rezolutave të OKB-së ishte i papranueshëm dhe se iniciativa e Phenianit në programin bërthamor do të bllokonte "de facto" rifillimin e bisedimeve me gjashtëshen.

"Për Rusinë, mosrespektimi nga Pheniani i rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së është plotësisht i papranueshëm", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Alexandre Loukachevitch.

"Iniciativat e Phenianit bllokojnë perspektivat për rifillimin e bisedimeve me gjashtëshen", shtoi ai.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit