

Shkup, 4 prill 2013, NOA.al/Naser Pajaziti – Maqedonia është një nga vendet e Evropës Juglindore ku turistët mund të ndjehen të sigurt dhe ku për vizitën e tyre duhet të ndërmarrin vetëm masat e zakonshme të sigurisë.
Kjo bëhet e ditur nga gazeta “Baltik News Network”, e cila thirret në një guidë të hartuar nga Ministria e Jashtme e Kanadasë lidhur me rreziqet e turistëve në disa vende të botës.
Sipas kësaj guide, Maqedonia është një nga vendet e sigurta në Evropën Juglindore. Shqipëria dhe Kosovë radhiten në vendet ku rekomandohen rreziqet për turistët vetëm në zona të caktuara të këtyre dy vendeve. Ndërsa vendet më të pasigurta janë përmendur Greqia, Bullgaria, Rumania, Bosnjë- Hercegovina, ku turistët rekomandohen që të jenë të kujdesshëm. Arsyet e hartimit të kësaj guide kanë qenë rastet e fundit të dhunimit të turisteve në Brazil dhe Indi.n.p/a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





