Transmetuar më 04-04-2013, 12:28

Ndryshimet në qeveri janë bërë pa shqetësim për kryeministrin pasi ai ka marrë votat e mjaftueshme për të shkarkuar ministrat e LSI dhe emëruar emrat e rinj në kabinetin e tij.

Në seancën e sapombyllur, Aldo Bumçi mori 72 vota pro, 3 kundër dhe 59 abstenime, duke u emëruar kështu ministër i Punëve të Jashtme.

Po me 72 vota janë emëruar edhe Myqerem Tafaj, zëvendëskryeministër dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ministri i ri i Ekonomisë, Florjon Mima, gjithashtu mori të njëjtin numër votash.

72 vota pro, 4 abstenime dhe 57 vota kundër ishin votat për Visar Zhitin, shkrimtar i njohur.

Mësohet se pro ndryshimeve në qeveri kanë votuar dy deputetët e larguar nga PS, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli.

Pas votimit, ka folur kryeministri Sali Berisha:

“Mirënjohje të thellë për këtë votë historike me të cilën ju përmbystë një përpjekje primitive të Edi Ramës për të shkuar në qeveri teknike, përpjekje në të cilën dështoi. Zotërinj të PS, minorancë e nisët, minorancë po ikni dhe minorancë do të vini sërish, urime”, tha z.Berisha. a.b/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit