Transmetuar më 04-04-2013, 10:03

Tiranë, 4 prill 2013, NOA.al- Ka përfunduar takimi mes Zëvendës Presidentit të Parë të Parlamentit Evropina, Gianni Pitella, i mbajtur për afro një orë me kryetarin e Partisë Socialiste dhe i mbyllur pa asnjë deklaratë.

Pas këtij takimi Zëvendës Presidenti i PE është drejtuar drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim ku do të takohet me kreun e saj Ilir Meta, ndërsa mendohet se do të diskutohet për koalicionin parazgjedhor.

Pak ditë më parë Pitella nëpërmjet një letre drejtuar Edi Ramës dhe Ilir Metës, bëri apel për bashkimin e tyre për fitoren e së majtës në zgjedhjet e 23 qershorit.

Ky takim vjen në më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i koalicionit PS-LSI dhe daljes së partisë së Metës nga mazhoranca qeverisëse.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit