
Të dhënat po ngarkohen...



Pejë, NOA.al- Një aksident i rëndë i ndodhur në rrugën Pejë-Deçan, pranë fshatit Raushiq ka rezultuar me një viktimë.
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, ku makina tip Opel Vectra e drejtuar nga 58 vjeçari me iniciale A. N. ka kaluar në korsinë tjetër dhe ka përplasur makinën tip Volksvagen Golf e drejtuar nga 24 vjeçari M. L.
Krahas drejtuesve të mjeteve i lënduar ka mbetur edhe pasagjeri i makinës tip Opel, 82 vjeçari me iniciale B.K.
Të tre të dëmtuarit u dërguan me urgjencë në drejtim të spitalit, por si rrjedhojë e plagëve të marra i moshuari me iniciale B.K gjeti vdekjen në duart e mjekëve.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
