

Elbasan, 4 prill 2013, NOA.al- Burrë e grua të rënë me makinën me të cilën udhëtonin në lumin Shkumbin pranë Elbasanit nuk janë gjetur ende të dy.
Në kërkim të trupave të tyre qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur puna për gjetjen e kufomave, ndërsa mësohet se është lokalizuar vendndodhja e njërit prej tyre, dhe është bërë e mundur nxjerrja e kufomës së identifikuar si Albina Karaj.
Siç raporton noa.al, Ismet Karaj, 30 vjeç dhe bashkëshortja e tij Albina Karaj 19 vjeç, ranë bashkë me makinën me të cilën udhëtonin në ujërat e lumit Shkumbin.
Mësohet se çifti, kishte një fëmijë vetëm një muajsh, i cili është gjallë, pasi vogëlushi ishte lënë në banesën e prindërve të Albinës.
Ismet Karaj parmbrëmë kishte qenë për vizitë te shtëpia e prindërve të bashkëshortes së tij, 19-vjeçares Albina Karaj dhe mëngjesin e djeshëm ishin larguar në drejtim të qytetit të Elbasanit.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





