

Tiranë, 4 prill 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e enjte, 4 prill 2013.
Gazeta “Panorama” çelet me shkrimin, “Nishani i dekreton- Berisha emëron dy ministra jashtë PD”.
Tituj të tjerë janë; “Rryshfeti arrestohet pedagogu i Inxhinierisë”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor, “Edi Rama me batuta, nga Ariu Silva te fotot nudo. Si reagoi kreu i PS për aleancën e re me Metën”.
Tituj të tjerë janë; “Bashkimi i votave të 2011-ës nxjerr PS-LSI me 78 deputetë”.
“Bie makina në Shkumbin, një familje e humbur”.
Gazeta “Koha Jonë” vë në fokus kryesor titullin, “Ikin 3 ministrat e LSI, emrat e rinj në Qeveri. Tafaj i Arsimit merr postin e zv.kryeministrit. Gjinekologu Halim Kosova në krye të Shëndetësisë, Florion Mima ministër i Ekonomisë. Berisha: Me bashkëpunëtorët e rinj, do punojmë me përkushtim për nevojat e qytetarëve”.
Tituj të tjerë janë; “Meta: Me 21 Janarin të merren historianët”.
“Shkrihet PS-ja e Lezhës, ikën deputeti i saj dhe kryekomunari”.
“Katër kushërinj mbajnë peng 20 vjeçarin për ngacmim të miture”.
“Policia: Pedagogu 62 vjeçar i zhytur në korrupsion me studentët
Gazeta “Shqip” çelet me titullin, “Prapaskenat e paktit Rama-Meta, pikat e marrëveshjes së arritur më 28 mars, ndërmjetësi një i huaj”.
Tituj të tjerë janë; “Berisha fut në qeverinë e re kandidatët për deputetë të Tiranës”.
“Skema e PD për nxjerrjen e LSI jashtë KQZ”.
“Ndërrimi i emrit rregulla të reja, e drejta do u njihet vetëm 18 vjeçarëve”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Ministrat e rinj, Berisha hap qeverinë për të përndjekurit dhe shoqërinë civile. Kryeministri emëron Visar Zhitin si Ministër
Kulture, Halim Kosovën te Shëndetësia, Florian Mimën tek Ekonomia dhe Aldo Bumçin te Diplomacia. Nishani i dekreton në mesnatë. Sot votimi në Kuvend, ku mazhoranca synon 73 vota edhe me mbështetjen deputetëve ish-socialistë. Dritan Prifti, Asllan Dogjani por edhe Gjovalin Kadeli, sinjale për të mbështetur qeverinë e re”.
Tituj të tjerë janë; “Edi Rama: U bashkova me Metën se Saliu do na vidhte fitoren”.
“Arrestohet pedagogu i Inxhinierisë, mori 20 mijë lekë për 1 provim”.
“Ekzekutimi i Lamajt, shefi i antiterrorist transferohet në Kamëz”.
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





