Transmetuar më 03-04-2013, 23:24

Një grua në NBA? E vështirë, gati e pamundur, por jo e pa arritshme. Mark Cuban, presidenti i Dallas Mavericks, është gati t’i ofrojë një mundësi basketbollistes Brittney Griner, e cila porsa ka mbyllur karrierën me skuadrën universitare Baylor.

 Vajza 22 vjeçare është e gjatë gati 2m e 10cm. “Nëse ajo është mundësia më e mirë që ka mbetur do ta zgjedh”, ka thënë Cuban në  Los Angeles, përpara ndeshjes që Mavs kanë humbur kundër Lakers. “E kam menduar dhe në këto moment do ti thoja po, qoftë edhe vetëm për të parë se çfarë mund të bëjë ajo. Asnjëherë nuk mund ta dish se çfarë mund të bëjë një njeri deri kur i jepet një mundësi”, ka vazhduar më tej ai.

E megjithatë një femër në NBA, nuk është ndonjë risi absolute. Në vitin 1979 e provoi edhe Ann Meyers. Por mundësia që i dhanë për ta provuar me Indiana Pacers nuk i garatoi vendin në skuadër.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit