
Të dhënat po ngarkohen...

Dembela, një lajm i mirë për ju: për të patur një zemër të shëndetshme, nuk është e nevojshme t’i kushtoni shumë kohë aktivitetit fizik. Mjaftojnë vetëm katër minuta ushtrime fizike në ditë dhe gjithçka do të jetë nën rregull.
Lajmi bëhet i ditur nga shkencëtarët japonezë të fakultetit të Sport and Health Science në Ritsumeikan University.
Sipas profesor Izumi Tabatas, në krye të këtij studimi, nëse një njeri bën ushtrime për pak kohë, por intensivisht, është më mirë dhe rezultatet janë më të dukshme. Një lajm vërtetë i mirë ky për ata që kanë shumë pak kohë për t’iu kushtuar sportit apo gjimnastikës.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
