Transmetuar më 03-04-2013, 21:43

Kryeministri Berisha, i ka paraqitur sot në mbrëmje Presidentit Bujar Nishani, propozimet për dekretim të shkarkimit nga detyra të Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës; ministrit të Shëndetësisë; ministrit të Punëve të Jashtme; ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe propozimet për emërimin e ministrave të rinj në këto detyra.

Në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Kushtetutës Kryeministri Berisha i propozoi Presidentit shkarkimin e Edmond Haxhinastos nga detyra të Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si edhe emërimin e zotit Myqerem Tafaj në postin e Zëvendëskryeministrit, i cili është njëkohësisht edhe ministër i Arsimit dhe Shkencës. Emërimin e Florjon Mimës në postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Shkarkimin e Edmond Panaritit nga detyra të ministrit të Punëve të Jashtme dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Aldo Bumçi, i cili largohet nga detyra e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Emërimin e Visar Zhiti në detyrën e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Shkarkimin e Vangjel Tavo nga detyra të ministrit të Shëndetësisë dhe emërimin e zotit Halim Kosova në këtë detyrë.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit