Transmetuar më 03-04-2013, 21:22

Një zjarr i madh ka rënë në një grataçelën më të lartë në Grozny të Çeçenisë. Sipas të dhënave të mbrojtjes civile në qiellgërvishtësin e lartë 35 kate nuk ka asnjë viktimë.

Të gjitha katet e pallatit, ku gjendet edhe një hotel luksoz janë evakuar menjëherë. Në këtë grataçelë gjendet edhe apartamenti që lideri çeçeno Ramzan Kadyrov i dhuroi aktorit francez Gerard Depardieu.

Bëhet fjalë për një banesë luksoze e cila iu dhurua aktorit bashkë me titullin “Qytetar Nderi” i kryeqytetit çeçen.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit