Transmetuar më 03-04-2013, 21:10

Jemi mësuar ta konsiderojmë si një disiplinë për të rriturit, por teknikat antike të jogës ofrojnë të mira të jashtëzakonshme edhe për më të vegjlit. Fëmijët dhe adoleshentët që praktikojnë jogën përgjigjen në mënyrë të habitshme ndaj stimujmeve që kjo disiplinw zgjon. Falë saj, fëmijët mësojnë të jenë më të përqendruar, të rekuperohen nga situata stresuese, nga shqetësime psikologjike dhe sociale si dhe ndihmon të gjejnë sigurinë në vetvete.

Fëmija mund të nisi me praktikimin e jogës që në moshën tre vjeçare, kohë kur fiton edhe pavarësinë për të lëvizur dhe për t’u shprehur.

Disiplina mijëra vjeçare orientale është një praktikë e përshtatshme për çdo fëmijë por sidomos këshillohet për ata që e kanë të vështirë të qëndrojnë pa lëvizur, apo që janë agresivë, që vuajnë nga ankthi apo frika, që nuk janë të vëmendshëm apo që kanë vështirësi për të kuptuar.

Falë jogës më të vegjlit mund të rriten në mënyrë të ekuilibruar dhe të shëndetshme.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit