
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, 3 prill 2013, NOA.al- Pas zyrtarizimit të koalicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës Gjovalin Kadeli, ka deklaruar se largohet nga PS.
Ai ka bërë me dije se largohet nga të gjitha strukturat e Partisë Socialiste, duke konfirmuar se në zgjedhje do dalë si kandidat i pavarur.
Kujtojmë këtu se menjëherë pas ofrimit të ftesës nga kryesocialisti Edi Rama për koalicion me LSI, një tjetër deputet socialist, konkretisht Asllan Dogjani, deklaroi largimin e tij nga Partia Socialiste.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
