

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, nesër orët e para të mëngjesit do të nisim me alternime kthjellimesh edhe vranësirash qe herë pas here do të gjenerojnë shira të izoluar. Mesdita do të sjellë largim të vranësirave duke bërë që i gjithë vendi ëe dominohet nga kthjellimet.
Edhe pasditja do të vijojë me mot të kthjellët në brgdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira të lehta zonat malore të vendit. Parashikohet që kjo situatë e qëndrueshme e motit të na shoqërojë dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë mëngjesit, po ashtu edhe mesdita do të sjellë rritje të temperaturave në të gjithë vendin.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 33 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë dallgëzimi në brigjet detare do të arrijë në 2 ballë.
Europa
Europa Jugperëndimore dhe një pjesë e Europës Qendrore do të dominohen nga vranësira dhe shira, ku më problematike shirat paraqiten në Spanjë pasi intensiteti i tyre do të jetë i lartë. Gjatë pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave në pellgun e Mesdheut duke gjeneruar rrebeshe shiu në Italinë Veriore. Ndërsa, në Europën verilindore dhe lindore do të ketë reshje dëbore.
Për sa i përket pjesës tjetër të kontinentit do të dominohet nga moti i qëndrueshëm ku moti i kthjellët do të jetë dominues gjatë gjithë ditës.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





