

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.
E Enjte, 4 Prill 2013
Yjet e ditës së sotme dhe të asaj të nesërme, do të jenë në gjendje që të prodhojnë një gjendje pozitive dhe stimuluese. Duke inkurajuar nga ana tjetër edhe çdo marrëdhënie dashurie, sidomos me ata të lindur në shenjën e Bricjapit. Ditë e frytshme kjo e sotmja, edhe në aspektin e kontakteve. Të mbrojtura shfaqen ndërkaq, edhe marrëdhëniet me miqtë, si edhe realizimi i ëndrrave tuaja që i mbani të mbyllura në sirtar. Nxitini ngjarjet dhe shfrytëzojeni këtë hapësirë të lumtur që ju jep fati sot.
Karriera dhe imazhi social, edhe gjatë ditës së sotme, gjenden në plan të parë. Aktiviteti juaj shfaqet sot mjaft frenetik, ndërsa iniciativat tuaja në vazhdimësi. Dhe ka të ngjarë që sot dhe nesër, t’ju duhet që të bëni disa orë jashtë orarit. Duhet ta dini se jeni në kushte ideale për të zënë pozita të reja të pushtetit, të kënaqshme nga pikëpamja e prestigjit, por edhe ajo financiare. Shfrytëzojini pra energjitë tuaja, për të rregulluar disa pika në favor me njerëzit të cilët punojnë dhe jetojnë me ty.
Interesat kureshtare por edhe udhëtimet, janë temat më dominuese për të lindurit e kësaj shenje, gjatë ditës së sotme dhe asaj të nesërme. Një udhëtim është i rekomanduar, edhe pse me disa kujdesje nga ana juaj, Për shembull, duhet të kontrolloni mirë dokumentet tuaja. Kombinojeni biznesin dhe punën që ushtroni me kënaqësinë, duke përfshirë brenda tij edhe personin që ju doni, dhe duke bërë bashkë me të, një udhëtim të bukur. Merrni përparësi nga dashamirësia e Hënës për të zgjeruar horizontet tuaja emocionale dhe ekzistenciale.
Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, e paraqet gjatë ditës së sotme mjaft efikas tranzitin e Hënës, dhe të favorshëm për rinovime të brendshme. Disa probleme do të gjejnë zgjidhjet e mundshme, ndërsa të tjerë do të rishqyrtohen nga këndvështrime të ndryshme, më optimistë dhe më pak të ndërlikuar. Perspektiva të mira shfaqen ndërkaq, edhe për investimet financiare. Të lindurit e kësaj shenje, mund të marrin një dhuratë të bukur sot ose nesër.
Ritmi i jetës shoqërore për të lindurit e kësaj shenje, paraqitet edhe sot shumë i gjallë dhe gjithmonë sjell kënaqësi për shumicën e atyre që kanë lindur si Luanë. Edhe pse Hëna shfaqet në të kundërtën, dita e sotme është e përshtatshme për ta shtuar krijimtarinë tuaj. Por ajo është e përshtatshme edhe për të filluar një kurs për të parë aftësitë tuaja organizative të njohura, si edhe për të zgjidhur një çështje ligjore të mbetur pezull. Dashuria në çift lulëzon.
Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, shfaqet me një Hënë e cila gjendet e favorshme në lidhje me sektorin e shëndetit dhe të kohës së lirë, duke ju sugjeruar për të zbatuar strategjitë e duhura mbi mbajtjen e vetes në një formë të mirë mendore dhe fizike. Prandaj bëni ç’është e mundur që të përmirësoni gjendjen tuaj shëndetësore. Pranvera është gjithmonë një kohë e mirë për të stimuluar metabolizmin. Ndihmojeni veten me një sport të përshtatshëm për fizikun dhe shijet tuaja. Për të testuar përgatitjet kozmetike të reja është e mençur që të prisni deri në gjysmën e dytë të prillit.
Dita e sotme ju fal mjaft yje të cilët shfaqen pozitivë në shenjën e Peshores. Duke ju pajisur me një përzierje të dukshme të energjisë suaj të brendshme. Zgjedhja është e juaja, sikundër dhe aftësia juaj për t’u kanalizuar në shtigjet e ndershmërisë. Vetëm duhet të dini të guximshëm, sepse vetëm kështu, dashuria mund të lulëzojë papritmas si një vetëtimë e shkaktuar në qiell të hapur. Mund të gjeni fjalët e duhura sot për të deklaruar dashurinë tuaj të madhe. Bëni paqe me një partner biznesi.
Në të gjithë sektorët e jetës suaj, sot ju mund t’i gëzoheni aspektit pozitiv të marrëdhënieve që shfaqin yjet në shenjën tuaj dhe kjo është e mirë për të arritur një ekuilibër të mirë të brendshëm tuajin, para ekspozimit me nisma të caktuara. Drejtësia dhe këmbëngulja i kalojnë kufijtë e tyre këto ditë. Ju gjithsesi nuk duhet që të shkelni mbi bindjet ose fjalët tuaja, duke u përpjekur për të qenë në akord me botën, dhe duke treguar se ju mund të mbështeteni me të vërtetë tek vetja juaj.
Jeta shoqërore dhe ajo në fushën e biznesit, paraqiten në plan të parë sot. Ndërsa energjitë tuaja personale janë absolute. Merrni pra përparësi falë kësaj vale pozitiviteti për të përfunduar projektet e filluara dhe ndoshta për t’u vënë edhe mënjanë, për shkak të frikës së një rezultati negativ. Nëse disa iniciativa dështojnë, duhet gjithsesi që ta gjeni veten në përpjekje për t’u rritur dhe të keni durim. Është vetëm një çështje kohe.
Yjet e sotme dhe ato të nesërme, tregojnë për suksese në transaksionet e biznesit dhe ato financiare. Ju mund të merrni sot edhe një rritje në pagë, aq të dëshiruar për ju, ose edhe një hyrje të vogël të papritur të ardhurash. Nëse keni vendosur për ta investuar një sasi të vogël të parave tuaja, kjo është një e mirë, për aq kohë sa ju jeni i bindur rreth asaj që ju po bëni. Në qoftë se një marrëveshje nuk ju duket e mjaftueshme dhe e mirë, shqyrtojeni mirë se ndoshta nuk është aspak kështu.
Hëna në shenjën tuaj, paraqitet sot në një mendje me yjet për sektorin e dashurisë, duke qenë në dobi të tij dhe duke theksuar edhe më shumë aspektin emocional të saj. Yjet thonë gjithashtu se dashuria do të sigurojë sot bonuse dhe sukses. Gëzojini pra këto dy ditë, sot dhe nesër, duke ua përkushtuar gjithë vëmendjen tuaj të dashurve tuaj. Në fushën praktike janë të favorizuar aktivitetet artistike.
Edhe gjatë ditës së sotme, është një marrëdhënie harmonike midis racionalitetit, intuitës dhe vendosmërisë suaj. Argumentet tuaja do të jenë të frymëzuara nga vetëdija dhe dijenia tuaj. Kjo siguron rezultate të shkëlqyera në fushën e studimit dhe në intervistat e punës, për të hyrë në kontrata të mëdha dhe çdo gjë rreth përmbushjes së shpresave tuaja. Familje të lumtura dhe mosmarrëveshje ligjore, që marrin një kthesë të drejtë.
Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al
Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology HOROSKOPI 2013
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





