Transmetuar më 03-04-2013, 16:28

Tiranë, 3 prill 2013, NOA.al- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot punën për mbjelljen e 600 fidanëve, pemë të llojit bli, në njësinë bashkiake nr. 4. Kryebashkiaku e ka cilësuar mbjelljen e pemëve, si pjesë të përpjekjes së bashkisë për të sjellë sa më shumë gjelbërim në kryeqytet.

“Sot, po e pajisim këtë bllok me gjelbërim të dendur të një tipi shumë të dashur për qytetarët, që është pema bli. Kjo është pjesë e përpjekjes sonë, për të shtuar në këtë sezon mbjelljesh 4000 fidanë pemë të reja anembanë qytetit, duke arritur kështu në 12 500 numri total i pemëve të mbjella që nga sezoni i mbjelljeve të vjeshtës së vitit 2011”, u shpreh Basha.

Kryebashkiaku i është përgjigjur interesit të medias, sa i përket ndikimit që do të ketë në administratën e bashkisë dhe Këshillin Bashkiak, largimi i LSI nga koalicioni qeveritar.

Në këtë linjë ai tha, “Bashkia do të vazhdojë të kryejë detyrat e veta, në raport me nevojat, projektet, aspiratat e qytetarëve të Tiranës.  E ka bërë këtë pa dallim bindjesh politike, as nga ana e administratës, as nga ana e qytetarëve. Do të vazhdojë ta bëjë këtë. Vendimet politike u takojnë forumeve politike të partive politike”.a.y/noa.al

LSI mbledh pasdite kryesinë për të diskutuar hapat pas ftesës

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit