Transmetuar më 03-04-2013, 15:55

Një vendim shokues është dhënë nga një Gjykatë Apeli në Hollandë, e cila hodhi poshtë vendimin e dhënë në shkallën e parë, duke i dhënë të drejtë aktivitetit të një fondacioni që promovon pedofilinë.

Vitin e kaluar gjykata civile në Assen kishte hedhur poshtë të drejtën e një klubi të njohur si “Stitching Martijn”, duke argumentuar se propozimet e tij lidhur me kontaktet seksuale mes të rriturve dhe fëmijëve ishin kundër vlerave të shoqërisë.

Por gjatë ditës së djeshme siç raporton noa.al, Gjykata e Apelit në Leeuwarden pohoi se testi dhe fotografitë e pranishme në sajt nga ana e fondacionit nuk shkelnin ligjin.

Më tej shtohet se fakti se disa anëtarë të këtij fondacioni janë të dënuar për krime seksuale, nuk domethënë se ky fondacion promovon pedofilinë.

Gjykata argumentoi se shoqëria holandeze është mjaftueshmërisht “rezistente” për të përballuar deklaratat që mund të jepen nga ky fondacion i krijuar në vitin 1982 dhe i shkrirë vitin e kaluar me një vendim nga gjykata e shkallës së parë. Nga ana e Prokurorisë po shqyrtohet mundësia par të ankimuar çështjen në shkallën e tretë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit