Transmetuar më 03-04-2013, 14:54

Shkencëtarët lajmërojnë se nivelet e ulëta të kalciumit në trup mund të dëmtojnë shëndetin dhe në veçanti kockat, por edhe nivelet e larta të tij janë të dëmshme pasi dëmtojnë zemrën.

Një studim i publikuar së fundmi në “Journal of American Medical Association”, thekson se sasia e kalciumit rekomandohet zakonisht për gjithë ata persona që kanë probleme me kockën, dhe në disa periudha të jetës si para dhe pas menopauzës.

Në mënyrë specifike studiuesit saktësojnë se sasia e kalciumit depozitohet në arterie dhe nëse është shumë e lartë, rrezikon në shkaktimin e problemeve dhe sëmundjeve në zemër, në rastet kur merret më shumë se 1000 mg kalcium në ditë.

Për të arritur në këto konkluzione studiuesit kanë mbajtur në vëzhgim për 12 vite me radhë një grup personash mes moshës 50 dhe 71 vjeçare, të cilët merrnin në mënyrë të rregullt kalcium.

Nga analizimi i të dhënave rezultoi se ata persona që merrnin doza më shumë nga sa rekomandohej, rrezikonin 20% më shumë për tu prekur nga sëmundjet kardiake në rastin e meshkujve dhe 40% në rastin e femrave.

Një tjetër fakt i rëndësishëm siç raporton noa.al doli gjatë studimit ishte për shkak të mënyrës se si merrej kalciumi. Studiuesit theksojnë se nëse sasia e kalciumit merret në mënyrë natyrale nëpërmjet ushqimit, atëherë nuk ka rreziqe, por nëse merret nëpërmjet stimuluesish atëherë këto rreziqe shtohen dyfish.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit