

Prishtinë, NOA.al/Tinka Kurti – Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiç, thotë se, Serbia po kërkon shumë nga Kosova në bisedimet Kosovë- Serbi.
Kandiç, u shpreh optimiste por edhe e shqetësuar se Qeveria serbe do të tërhiqet nga arritja e ndonjë marrëveshje. “Serbia duhet ta kuptojë që bashkëpunimi me autoritetet në Prishtinë është zgjidhja më e mirë për ata 100 000 serbë që sot jetojnë në Kosovë. Të mos e kuptosh realitetin që Kosova s´është më pjesë e Serbisë, s´është gjë tjetër veçse pengesë e zhvillimit të ardhshëm të vendit”, tha Kandiç.
Ajo shtoi se, “ka frikë kthimin e situatës së viteve ‘90. Unë druaj se qeveria serbe në çastin e fundit do të rikthehet në pozicionet e viteve 90”, u shpreh Kandiç. Aktivistja Kandiç kishte dokumentuar krime serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë/t.k./o.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





