
Të dhënat po ngarkohen...

Korçë, NOA.al – Një i burgosur është vetvarur në qeli sot në mëngjes në Burgun e Sigurisë së lartë në Drenovë, të qytetit të Korçës.
Burime nga policia e qytetit i thanë NOA.al se, Romeo Myrteza nuk e ka duruar dot presionin e qëndrimit në qeli dhe në kushtet e rënduara psikologjike i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në dritaren e qelisë.
30 vjeçari akuzohet për vrasjen e vëllait të tij dhe të gjyshit të ish-gruas.o.k.noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
