Transmetuar më 03-04-2013, 11:18

Forcat e ekipeve të Posaçme të Drejtorisë Investigative të Antimafias dhe forcat e policisë italiane sekuestruan sot në Siçili asete financiare me një vlerë prej të paktën një miliardë e treqind milionë euro.

Mediat italiane njoftojnë se, të gjitha këto asete janë në pronësi të një inividi të vetëm.  "Arrin në mbi një miliardë e treqind milionë euro asete që Drejtoria Investigative Antimafia ka konfiskuar gjatë orëve të fundit në Siçili që rezultonin të ishin në pronësi të një subjekti të vetëm", theksuan burimet hetimore; citon agjencia italiane e lajmeve ANSA.

"Ky operacion, më i shumëpërfoluri dhe me shtrirje më të gjerë e zhvilluar ndonjëherë në Itali, i ka dhënë një goditje tepër të fortë rajoneve tepër famëkeqe dhe sektorit financiar të Cosa Nostra", njoftuan burimet policore.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit