Transmetuar më 03-04-2013, 10:11

Durrës, NOA.al – Kryeministri Sali Berisha tha sot në një takim me punonjës të qytetit të Durrësit, se, “në 4 vitet e ardhshme do të ketë një plan kombëtar për peshkun që synon shumëfishimin e kapaciteteve të këtij sektori, ripërtëritjen e flotës së peshkimit mbi bazën e nje kredie të butë. “

“Me ridimensionimin e mbështetjes në këtë sektor do të shumëfishojmë numrin e të punësuarve, të krijojmë mijëra vende pune dhe ta shndërrojmë peshkimin degë serioze të ekonomisë sonë”, tha Berisha duke theksuar se, “sektori i peshkimit përbën një nga potencialet e mëdha të zhvillimit të ekonomisë në Shqipëri.”

“Mandati i ardhshëm është mandati i Shqipërisë së zhvilluar, që zhvillon të gjitha potencialet e saj, që shkon progresivisht duke rritur mirëqenien e qytetarëve të saj. Ky mandat i një rëndësie vendimtare, për hapin përfundimtar.”, tha z.Berisha duke folur para punonjesve ne një kompani private të prodhimit dhe përpunimit të peshkut në Durrës.

Kryeministri siguroi se, “do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të krijojnë sa më shumë të ardhura për veten, familjen dhe shoqërinë.”

“Reformat e reja që kemi ndërmarrë dhe do të ndërmarrim menjëherë pas zgjedhjeve janë dhe do të jenë një nxitje për rritjen ekonomike, të të ardhurave, të punësimit, “tha Berisha në takim me punonjësit e një biznesi privat në qytetin bregdetar.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit