

Tiranë, NOA.al- Komisioni parlamentar i Ligjeve po shqyrton sot paketën për drejtësinë penale.
Deputeti socialist Fatmir Xhafa, ka kërkuar që në seancë të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit, prokurorëve, shoqatës së Avokatëve dhe Komitetit të Helsinkit, raporton NOA.al.
Ministrja e Integrimit e pranishme në komision për prezantimin e nismës për ndryshime në Kodin Penal tha se, “dhuna në familje kërkon një ndërhyrje më të fortë.” Sipas saj, duhet një mbrojtje e veçantë për fëmijët.
Ndërsa ministri i drejtësisë Eduard Halimi sqaroi se, "paketa e reformës së drejtësisë penale është një recetë për parandalimin e krimit, por nuk e zgjidh plotësisht këtë çështje."
Paketa për drejtësinë kriminale pëbëhet nga 41 nene që kanë në themel të saj krimet më të rënda dhe më të papranueshme të shoqërisë shqiptare si vrasjen e policit, vrasjen për gjakmarrje, vrasjen e gruas dhe për mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje në publik. Për vrasjet brenda familjes, kjo paketë parashikon që dënimi të jetë jo më pak se 38 vjet burg deri në burgim të përjetshëm, për armëmbajtësit pa leje në vende publike minimumi i dënimit 10 vjet burg, etj.o.k/noa.al
Reforma në drejtësinë penale, paketë e ashpër ndaj krimit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





