Transmetuar më 03-04-2013, 01:54

Sot mbushen plot dy muaj nga dita kur lashe gazetarine dhe deklarova futjen ne politike nepermjet deres se PS. Qe nga ajo kohe, kane rrjedhur shume ujera. Disa dite me pas, u be prezantimi im ne Peqin si kandidat per deputet…

Nga Alfred Peza

… Hapa zyren time elektorale dhe fillova punen duke e nisur nga prezantimi perpara strukturave te PS te rrethit, qytetit dhe komunave. Puna me stafin tim elektoral vijoi me regjistrimin e anetaresise se FRESSH dhe fillimin e kampionatit me te madh te futbollit mes te rinjve ne Shqiperi, ku deri tani jane regjistruar rreth 50 ekipe nga po kaq fshatra qe ka rrethi i Peqinit. Organizuam festen e 7-8 marsit me 100 gra e vajza ne Golem. Organizuam festimin e Dites se Veres me pjesemarrjen e mijera qytetareve nga i gjithe rrethi dhe qytetet rrotull nesh. Pasi trajnuam stafin ne Korçe e Pogradec, kemi filluar trokitjen dere me dere, ne çdo fshat dhe ne çdo shtepi te Peqinit. Kemi ndermare nismen per te emancipuar mjedisin social me qellim arritjen e barazise gjinore, nepermjet daljes se vajzave, nenave, motrave dhe shoqeve tona ne bare e restorante, ne piknik apo ne aktivitete te tjera te jetes publike. I dashur "Ditar!" Keto dy muaj, eshte folur pozitivisht per Peqinin ne mediat kombetare dhe lokale te Shqiperise e jashte saj, me shume se ne 20 vitet e fundit. Eshte rritur setepermi aktiviteti kulturor e sportiv ne Peqin dhe ne pese komunat e saj. Per here te pare, shtabi elektoral i nje kandidati per deputet ne kete zone, jo vetem ka brenda tij gra dhe vajza, por ato jane ne mazhorance. Te gjitha keto nisma, me shume se per voten e 23 qershorit, jane nje perpjekje e jashtezakonshme e te gjithe stafit tone, per te nxjerre nga monotonia dhe rutina gri, jeten e nje zone te tere. E cila veç te tjerash, vuan plaget e renda dhe te thella te papunesise, krizes ekonomike, renies drastike te fuqise blerese, stresin e papare te bizneseve perballe mungeses se qarkullimit te parave, mospagesave nga shtetit per punet e bera prej tyre dhe pamundesise per tu kredituar nga bankat. Çdo dite, ne qytet dhe fshatrat e rrethit, rikthehen emigrante kryesisht nga Greqia dhe Italia te cilet e kane te pamundur te vijojne punen dhe jetesen atje, per shkak te krizes ekonomike. Duke thelluar keshtu edhe me shume plaget social- ekonomike ne Peqin, per shkak te keqeverisjes se ketyre 8 viteve te fundit nga "Berisha". Nismat tona te mesiperme, po shoqerohen me njohjen nga shume afer te te gjithe problematikes se zones dhe ne plotesimin dhe detajimin perfundimtar te programit tim per kete zone. Nje plan ambicioz i cili ne 4 vitet e ardheshme, synon investime dhe politika te cilat do ia ndryshojne dinamiken e jetes dhe mireqenien qytetareve, me shume se ne 4 dekadat e fundit.

I dashur "Ditar!" Nje nga temat e diskutimeve te shumta te qytetareve, sidomos opozitareve ne ambjentet publike sot, ka qene çeshtja e koalicionit te PS me LSI. Pas kalimit te vales se pare te emocioneve politike nga ana e opozitareve, me formesimin dhe zyrtarizimin e koalicionit ne oret ne vijim, do te vije edhe faza e sqarimit, kuptimit me qarte dhe me mire, te te gjitha perse-ve te ketij hapi. Sa me shume do ti afrohemi 23 qershorit, aq me shume vendin e emocioneve te para, do ta zere mobilizimi dhe fokusimi i te gjitha energjive, drejt arritjes se qellimit te madh: Fitoren e me shume se 71 mandateve vetem nga deputetet e Partise Sociliaste, ne menyre qe çelesi i "llampes" sone qeverise ne 4 vitet e ardheshme,- pavaresisht aleances dhe marreveshjes qe do e shoqeroje ate,- te mos jete ne dore te asnje partie tjeter, perfshi edhe LSI e Ilir Metes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit