

Nuk janë erëza të thjeshta aromatike apo ushqime. Janë ilaçe të vërteta dhe antibiotikë natyrorë, pikërisht falë karakteristikave të tyre kurative. Hudhra, kanella, qepa, etj, gjithnjë e më shumë janë objekt studimi nga ana e shkencës për të zbuluar aftësitë e tyre shëruese. Le të zbulojmë së bashku këta antibiotikë natyralë:
1) Hudhra
Hudhra konsiderohet si një kurë natyrale dhe efikase që në shekujt e shkuara. Është e pasur me antioksidantë dhe kontribuon në shkatërrimin e mbeturinat e lira që janë përgjegjëse për dëmtimin e organizmit, mos shkatërrimi i të cilave me kohën, çon edhe drejt patologjive kardiake dhe kancerit. Hudhra kontribuon në uljen e tensionit, dhe në luftimin e infeksioneve të lëkurës si dhe mbron zemrën.
2) Echinacea
Prej kohësh Echinacea konsiderohet për të forcuar sistemin imunitar. Konsiderohet me mjaft vlera për parandalimin dhe për kurimin e sëmundjeve sezonale si e ftohura apo gripi. Echinacea përdoret edhe për kurimin e infeksioneve të kanaleve urinare.
3) Qepa
Qepa njësoj si edhe hudhra konsiderohen ilaçe të vërteta natyrale, me karakteristika të fuqishme antibakterike. Qepës i kontribuohet edhe ndihma që i jep organizmit për t’u pastruar. Ato ndihmojnë në qarkullimin e gjakut. Përdoren gjithashtu edhe për parandalimin e gripit, të ftohurës apo dhimbjes së fytit.
4) Avokadoja
Nga këndvështrimit shkencor avokadoja kondiderohet si një frut i rëndësishëm kundër baktereve që konsiderohen rezitente ndaj antibiotikëve. Varieteti më i mirë i frutit është avokadoja e Kilit.
5) Çaji jeshil
Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së disa tipologjive të tumorit, në mënyrë të veçantë të atij të lëkurës
6) Neem
Nga gjethet e Neem-it, dhe nga frutat e kësaj bime, përftohet një vaj mjaft kurativ i cili përdoret kryesisht nga mjekësia tradiconale indiane. Ka aftësi antibakterike,antivirale dhe antiparazitare.
7) Xhenxhefili
Xhenxhefili është një bar i vërtetë shërues për shëndetin. Ai mund të konsumohet i freskët, ose jo. Ai mund të përdoret shumë mirë në formë çaji që ndihmon në parandalimin e gripit, dhimbjes së fytit, kollës dhe ftohjes. Ndër të tjera ai konsiderohet si një prej dhjetë ushqimeve më të mira kundra kancerit.
8) Rigoni
Rigoni nuk është thjesht erëz aromatike për tu përdorur në kuzhinë, por është një bar i vërtetë mjekësor, për të mbrojtur shëndetin tonë, falë karakteristikave të tij terapeutike, që e përcaktojnë atë si një antispetik dhe një qetësues dhimbjesh natyral. Vaji esencial që përftohet prej tij ka karakteristika të mëdha antibakterike ai gjithashtu bën shumë mirë për rrugët e frymëmarrjes.
9) Pau d’Arco
Shumë pak i njohur në Europë, Pau d’Arco është një specie me origjinë amerikano-jugore. Vlerat e saj shëruese janë sidomos kundrejt infeksioneve virale, baktrieve dhe kërpudhave. Ajo përforcon sistemin imunitar si dhe shëron një disa lloj sëmundjes pa lënë pas asnjë efekt anësor. Sipas ekspertëve të mjekësisë natyrale, për infeksione të zakonshme mund të përdoret në vend të ilaçeve antibiotikë.
10) Kanella
Kanella nuk përdoret vetëm për të aromatizuar gatimet e ëmbla. Ajo ka vlera të mëdha për shëndetin. Qetëson dhimbjet menstruale, është një antibakterik natyral, lehtëson dhimbjet prej artritit, kontribuon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe mund të përdoret për të luftuar gripin dhe dhimbjen e fytit.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





