

Prishtinë 2 prill 2013 NOA.al/Tinka Kurti – Regjisori serb Emir Kosturica, i cili po bën një film lidhur me trafikimin e organeve ku përfshin edhe Kosovën, ka ngjallur reagime kundërshtuese në Kosovë. Këto reagime, regjisori i ka quajtur normale. Por i quan reagime të domokracisë së Enver Hoxhës.
Kryetari i Unionit të Artistëve në Kosovë, Lirak Çelaj i cili është edhe këshilltar i kryeministrit, Hashim Thaçi, kishte kërkuar që Kusturica të shpallet “persona non grata” në Kosovë.
“Sensacioni” i radhës i regjisori serb Emir Kusturica pritet të jetë një film për trafikimin e organeve në Kosovë, por për artistët e filmit në vend, regjisori që hapur ka përkrahur regjimin e Slobodan Milosheviçit, duhet të shpallet “persona non grata”, ka thënë Çelaj.
Madje ai ka kërkuar sanksionimin e tij, nga komuniteti ndërkombëtar i artistëvë, për shkak të ndjekjes së politikës së Millosheviccit.
“Kusturica fillimisht nuk mund të quhet artist, sepse ai është regjisor i skenarëve që i shkruan qeveria serbe dhe ai ka përkrahur regjimin e Milosheviçit. Për këtë është mirë që komuniteti ndërkombëtar ta sanksionojë këtë regjisor”, deklaroi Çelaj duke kërkuar reagim të përgjithshëm të shoqërisë kosovare./t.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





