Transmetuar më 02-04-2013, 21:24

Prishtinë 2 Prill 2013 – Tinka Kurti – Po vazhdojnë takimet marotonake në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Tashmë po bëhen njëmbëdhjetë orë takime, që prej orë 10:00 në mëngjes kur kishin filluar.

Baronesha Catherine Ashton e ka përfunduar takimin e saj me delegacionin nga Beogradi në kuadër të takimeve të ndara që po zhvillohen në Bruksel. Së shpejti pritet ta takojë edhe delegacionin nga Kosova.

Takimi trepalësh do të zhvillohet vetëm nëse shihet se ka hapësirë për kompromis. Në të kundërtën baronesha do të takojë palët vetëm ndaras.

Prishtina zyrtare është shprehur e bindur se sonte pritet një marrëveshje. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i cili është po ashtu i pranishëm në këto bisedime ka thënë se mbesin optimistë për arritjen e marrëveshjes gjatë datës 2 prill.

“Ne mbesim optimistë për arritjen e një marrëveshjeje sonte. Jemi të përgatitur mirë dhe të gatshëm për të marrë vendime në interes të qytetarëve dhe vendit tonë”, ka deklaruar Kuçi.

Ndërkaq, Maja Kocijancic, zëdhënëse e Baroneshës Catherine Ashton ka deklaruar gjatë ditës se dialogu Prishtinë – Beograd ndodhet në një fazë kyçe dhe se po punohet që të arrihet sa më shpejt një marrëveshje/t.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit